part01
part02
kryesore historiku aktivitete gazeta botime tetjera

Dod Tahiri, kreshniku i portës Shqiptare.

Në kuadrin e 10 vjetorit të Krijimit të saj, Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”, në bashkëpunim me Klubin Sportiv te futbollit “Vllaznia”, me propozim të drejtorit teknik të këtij klubi (ish portierit kampion), Armir Grima dhe nën përkujdesjen direket të Presidentit të Klubit te futbollit “Vllaznia”, Agron Çela, ditën e Martë, datë 07. 05. 2013 në ora 17.00, në Stadiumin "Loro Boriçi" për nder të Portierit të parë të Kombëtares së Shqipërisë, 2 herë Kampion i Vllaznisë, Kampion i Ballkanit, portier i Kombëtares së Malit të ZI, Cetinës, Budeçnostit dhe Hajdukut; fenomenit që pësoi vetëm 5 gola në dy kampionate kombëtare, Mjeshtrit të Merituar të Sportit Dodë Tahiri, u zhvillua turneu për nder të emrit të tij, me pjesëmarrjen e  skuadrës se futbollit “Vallznia”, që Doda i fali gjithçka, “Partizanit” historik dhe “ADA” simpatike. Rezultatet ishin:

ADA-PARTIZANI 2-1 dhe
ADA-VLLAZNIA 1-0 FITUESE ADA

Vlen të përmendet shpirti i garës që dhanë futbollistët në fushën e blertë e në veçanti ekipi  “ADA”, e cila duke pasur rastin të luante dy ndeshje holli në fushë edhe futbollistët e rijnë, të cilët premtojnë për një të ardhme edhe më të mirë dhe shpresojmë që së shpejti ato të na nderojnë duke u bërë pjesë e supërligës.
Në përfundim të ndeshjeve, Kupën e këtij turneu, kapitenit të ekipit “ADA”, ja dorëzoi Kryetari I shoqatës, Ndue Sanaj. Ndërsa titulli “MIRËNJOHJA” e qytetit te Shkodrës, motrës se Dode Tahirit, Zoja Mrisha, ja dorzoi kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër, av. Badhyl Lohja. Ky turne ishte ne një moment, i cili të gjithë të pranishmëve na dha emocione që buronin nga  puna dhe djersa e të madhit Dod Tahiri. Ai, është shembull i mirë për futbollistët e sotëm, por edhe për të gjithë ne. Jeta e tij na mëson të gjithëve se, me dashuri dhe këmbëngulje realizohen ëndrrat, ato bëhen realitet.
Në përfundim i falënderojmë të gjithë, të cilët mundësuan këtë turne duke i uruar Shkodrës që aktivitete të tilla, në promovimin e vlerave të bijve të saj, të ketë sa më shumë.

part03